Një 24 vjeçar nga Llapqeva e Komunës së Malishevës është plagosur nga babai i tij, i cili ishte në gjendje të dehur.
Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Nysret Gjyrkaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjakovë.
“Mbrëmë rreth orës 22:40 në fshatin Llapqevë të Komunës së Malishevës ka ndodhur një tentim vrasje. Babai (viti i lindjes 1959) nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij (viti i lindjes 1994), i cili më pas është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, ka thënë Xhurkaj