Një incident i rëndë ka ndodhur para rreth një ore në Fushë Kosovë, ku një person është qëlluar me armë zjarri dhe ka mbetur i plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se viktima që u qëllua me armë nga një person është zyrtar policor.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtari policor i plagosur i takon Njësisë së Trafikut dhe në momentin që i dyshuari e qëlloi ishte jashtë detyrës zyrtare.
Njësitë përkatëse tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku do të kryhen ekzaminimet e nevojshme.