Dy viktima meshkuj pas një mosmarrëveshje janë sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar në Pejë, ku aksidentalisht njërit nga të dyshuarit i ka shkrepur arma me ç’rast lëndime trupore ka pësuar njëri nga viktimat.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa njëri gjendet në arrati.