Një përleshje fizike që dyshohet se eskaloi në përdorim të armës mëngjesin e sotëm, te Gizzi Grill në Veternik, la të plagosur disa persona.
Siç mëson Sinjali, tre persona janë qëlluar me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një burrë dhe dy vajza.
Viktimat po marrin trajtim mjekësor ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Sinjali ka mësuar tutje se të shtënave me armë iu parapriu një rrahje mes palëve të përfshira.
Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.