Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:30 është pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Bardhosh të komunës së Prishtinës.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur.
Ndërkohë që viktimat janë dërguar në QKUK për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, hetuesit policor kanë nisur një hetim me qëllim të sqarimit të të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin si dhe identifikimin e të dyshuarve të mundshëm”, tha ai.