Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një incidenti me armë zjarri përball Fakultetit të Biznesit, në Pejë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se njëri nga të plagosurit ishte kalimtar rasti.
Gashi tha se të dy viktimat i kanë plagët në pjesët e poshtme të trupit, nën gju dhe se gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 12:20, përball Fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona, njëri nga ta kalimtar i rastit. Të dy janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Njësitet kompetente po merrem me trajtimin e rastit, akoma nuk ka informacione për ndonjë të arrestuar”, tha ai.