Një plaçkitje ka ndodhur para pak çasteve në një nga marketet e kryeqytetit, raporton IndeksOnline.
Persona të dyshuar kanë plaçkitur një grua derisa ajo po shërbehej në një market ushqimor i cili ndodhet afër “Extreme Pizza” në Prishtinë.
Reagimi i policisë së Kosovës ishte i menjëhershëm ku është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarve në flagrancë.
IndeksOnline ka siguruar foto nga ky rast ku hajdutet përfunduan në pranga dhe u dërguar menjëherë drejt stacionit policor.
Për këtë rast është njoftuar me kohë edhe prokurori i shtetit i cili do të vendos për masën e ndalimit ndaj të dyshuarve./