Ramazan Dushi nga Klina, i cili jeton në Gjermani, ra pre e një vjedhjeje. Atij i vodhën kuletën me gjithë dokumenta e para që gjendeshin në të.
Ditën e 29 majit, rreth orës 22:00, Ramazan Dushi bashkë me bashkëshorten e tij shkuan në aeroport për ta pritur një mik i cili po vinte nga Gjermania.
Siç tha për Klina info, ai i siguroi një veturë rent mikut që vinte në Kosovë. Pasi të dytë morën rrugën për në shtëpi, afërsisht 500 metra larg aeroportit, Ramazani vërejti se vetura e tij po krijon një zhurmë. Ai u ndal për të shikuar se ku qëndron problemi dhe hasi në gomën e pasme se ishte prishur. Ai bashkë me bashkëshorten ishin jashtë veturës, ku brenda saj lanë çantën me para dhe dokumente.
Gjatë rregullimit të gomës aty afër një hoteli, bashkëshortja e Ramazanit dëgjon zhurmën kur hapet dera e veturës e më pas edhe një person që është larguar. Ajo hyn në veturë për të kontrolluar dhe vëren se mungon çanta që ishte brenda.
Ramazani kërkon se nëse dikush e gjenë, të ja rikthejë të paktën dokumentat tl049170610
Gjithashtu kërkon nga mërgimtarët që të kenë kujdes. /Klina info/