Fabrika e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës (Infrakos) në Klinë, sot kanë qenë cak i keqbërësve.
Disa persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në këtë fabrikë.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Në fshatin Volljakë rreth orës 10:00 ka ndodh një vjedhje. Policia është njoftuar nga dëshmitarët se janë vjedhë disa bulona të binarëve në fabrikën Infrakos”, tha Rugova.
Ai shtoi se Policia është duke e hetuar rastin dhe janë në lëvizje për të gjetur plaçkitësit.
Sinjali