Mbrëmjen e djeshme, një banesë në Prishtinë është grabitur nga një person i armatosur, ndërsa në këtë banesë ka qenë duke jetuar njëra nga femrave më të komentuara në shtypin tonë rozë.
Në banesën e cila rreth orës 23:45 është sulmuar nga një person i armatosur me qëllim grabitje, ka jetuar Arta Elezaj së bashku me një shoqe të saj, emiri së cilës për shkaqe konfidenciale mbetet anonim, transmeton Metro.
Në raport thuhet se i janë marrë vetëm stoli ari dhe dy ora, mirëpo dëmi total ende nuk dihet saktë. Sipas raportit të policisë i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Ndryshe, Arta deri më tani nuk ka dal me një prononcim.