Pronari i Restaurant “ASTRO” në Zllakuqan të Klinës, Pjetër Kola përmes një postimi në FB ka dhënë një sqarim në lidhje me emrin e lakuar në Debat Plus.
Kola ka thënë se nuk është fjala për të, por që ka rastis që emri dhe mbiemri të jetë i njëjtë.
Ky është sqarimi i plotë:
Sqarim:
Sonte në vazhdën e intervistave të realizuara në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, i ftuar ishte ish i Burgosuri Politik, Januz Jonuzi nga Istogu.
Ndër të tjera, në pyetjen e gazetarit Panduri se kush ishte Prokurori në rastin e gjykimit të tij, Januz Jonuzi tha se prokurori ishte Pjetër Kola.
Lidhur me këtë dua të sqaroj opinionin publik që ai prokurori në rastin e Januz Jonuzit ka rastis të jetë me emër dhe mbiemër të njëjtë si timin, sepse, unë, PJETER GJIN KOLAJ nga Zllakuqani i Klinës në karrierën time profesionale asnjëherë nuk e kam ushtruar funksionin e Prokurorit e as të Gjyqtarit.
Të gjithë ata që më njohin e dijnë se unë së bashku me vëllain tim ANTON KOLAJ, ish i burgosur politik, jemi ndër të parët në Komunën e Klinës që jemi larguar nga puna nga regjimi serb.
Të gjithë ata që më njohin mua dhe vëllain tim Anton Gjin Kolaj, e njohin kontributin tonë për çështjen kombëtare.
Këtë gjë mund ta konfirmoj edhe vetë Januz Jonuzi.
Në periudhën e pasluftës, për asnjë moment nuk e kam ushtruar profesionin e juristit, por, kam udhëhequr një biznes shumë të suksesshëm në lëminë e gastronomisë, restaurantin e mirënjohur ASTRO në Zllakuqan të Klinës (restaurant i njohur për gatimin e specialitetit të veçantë të Pulës me hudër).
Duke ju falënderuar për mirëkupimin,
Me respekt,
Pjetër Gjin Kolaj