Në kuadër të bashkëpunimit me ushtrinë Amerikanë, njëzetë pjesëtarë të Regjimentit të dytë të Këmbësorisë të Komandës së Forcave Tokësore përfunduan trajnimin një javor “Shkathtësi Malore”.
Gjatë trajnimit pjesëtaret e Forcës së Sigurisë së Kosovës u aftësuan në teknika të ngjitjes në shkëmbinj, evakuimin e viktimave në terrene të thepisura, kalimin e pengesave ujore dhe repelim.
Në Komandën e Forcave Tokësore në Istog u mbajt ceremonia e certifikimit, ku të pranishëm ishin oficerë dhe nënoficerë të FSK-së dhe atyre Amerikanë, të cilët vlerësuan lartë rëndësinë e trajnimeve të tilla të cilat kanë qellim ngritjen e aftësive taktike të pjesëtarëve të FSK-së.