Mbi objektet në afërsi të urës së Ibrit në Mitrovicë, qysh në orët e mëngjesit janë vendosur pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it, ndërsa ekspertët për matjet e stabilitetit të urës të kontraktuar nga qeveria deri tani ende nuk janë parë te kjo urë, raporton RTK,
Ndërkohë, në orën 11:00 është paralajmëruar një protestë nga serbët lokalë, të cilët e kundërshtojnë hapjen e urës së Ibrit, e cila është e mbyllur për qarkullim të veturave që nga përfundimi i luftës në Kosovë.