Pirja e verës së bardhë mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër

Pirja e verës së bardhë dhe shampnja, ngrënia e më shumë frutave mund të zvogëlojë rrezikun e arrestit të papritur kardiak, sipas një studimi të ri.

Ekspertët kanë sugjerua se mijëra sulme kardiake mund të parandalohen duke trajtuar çështjet e shëndetit dhe stilit të jetesës.

Ata zbuluan se një konsum më i lartë i shampanjës ose verës së bardhë, më shumë fruta, mbajtja e një humori pozitiv, mbajtja e një peshe të shëndetshme dhe mbajtja nën kontroll e presionit të gjakut duket se mbrojnë kundër një arresti kardiak.

Një arrest kardiak – ku zemra papritmas ndalon së rrahuri, është një situatë emergjente mjekësore që zakonisht ndodh pa paralajmërim. Njerëzit papritmas rrëzohen dhe janë të pavetëdijshëm dhe nuk marrin frymë normalisht. Pa trajtim të menjëhershëm, njerëzit vdesin.

Shifrat në Mbretërinë e Bashkuar sugjerojnë se ka rreth 30 mijë sulme kardiake në vit jashtë spitalit, ku shërbimet mjekësore të urgjencës përpiqen të ringjallin një person që ka rënë dhe ka ndaluar frymëmarrjen normalisht, transmeton Klankosova.tv.

Studimi i fundit, i publikuar në Gazetën Kanadeze të Kardiologjisë, identifikoi 56 faktorë rreziku të lidhur me arrestimin e papritur kardiak dhe zbuloi se deri në 63 për qind të rasteve mund të shmangen.

“Siç pritej, mënyrat e jetesës përbëjnë barrën më të madhe”, thanë studiuesit, duke shtuar: “Fushatat e ndërgjegjësimit publik duhet të inkurajohen më tej për të promovuar ndërhyrjet në stilin e jetesës”.

Studimi shqyrtoi 502 mijë e 94 njerëz të moshës mesatare dhe të moshuar të përfshirë në Biobank të të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar. Prej tyre, 3 mijë e 147 njerëz pësuan arrest të papritur kardiak gjatë një periudhe tipike ndjekjeje prej 13.8 vjetësh.

56 faktorët e rrezikut të identifikuar nga studiuesit përfshinin faktorët e stilit të jetesës, statusin socio-ekonomik dhe mjedisin lokal, siç është ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit. Studiuesit arritën në përfundimin se midis 40 për qind dhe 63 për qind e rasteve të arrestit të papritur kardiak mund të shmangen kur shikohen të gjithë 56 faktorët e rrezikut. Për faktorët e stilit të jetesës, studimi zbuloi se një konsum më i lartë i shampanjës dhe/ose marrjes së verës së bardhë dhe frutave mbron nga arresti kardiak, ndërsa ndjenjat e “ngopura”, indekset e larta të masës trupore dhe masa e yndyrës së krahut, presioni i lartë i gjakut dhe niveli më i ulët arsimor të gjitha rrisin rrezikun, transmeton Klankosova.tv.