Bashkë-pilotja që vdiq në Nepal si pasojë e aksidentit ajror, kishte humburr bashkëshortin e saj në një aksident avioni 16 vjet më parë.
Anju Khatiwada ishte bashkë-pilotuese e fluturimit 691 të Yeti Airlines kur u përplas në një grykë pranë qytetit turistik të Pokhara, aksident i cili la të vdekur të gjithë në bord.
Burri i saj Dipak Pokhrel kishte qenë gjithashtu bashkë-pilotues i një fluturimi të Yeti Airlines kur ai vdiq – dhe ishte vdekja e tij që e nxiti Anju të ndiqte një karrierë në aviacion, raporton BBC
E shqetësuar nga humbja e bashkëshortit që e kishte përjetuar duke mbetur vetëm me fëmijën e tyre të vogël, pikëllimi i Anju u bë forca e saj motivuese.
“Ajo ishte një grua e vendosur që qëndroi për ëndrrat e saj dhe përmbushi ëndrrat e burrit të saj,” tha anëtari i familjes Santosh Sharma.