Investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore po vazhdojnë. Falë bashkëpunimit të mirë me Komunën e Klinës, KFOR-i italian ka investuar në ndërtimin e fushës së re të sportit në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë. Ky projekt ka një vlerë rreth 11 mijë euro, ndërsa ka një rëndësi të veçantë për nxënësit e shkollës për zhvillimin e aftësive të tyre në sport.
Po ashtu, me investimet komunale ne kemi investuar edhe në ndërtimin e fushave sportive në shkolla tjera dhe projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.