Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia për Regjistrim Civil ka njoftuar qytetarët e komunës së Shtimes se janë pezulluar përkohësisht shërbimet për palë në Qendrën për Regjistrim të Automjeteve në këtë komunë.
Arsyeja e këtij pezullimi është për shkak të dyshimit të infektimit me COVID-19 të njërit prej zyrtarëve të ARC-së në Shtime, punonjës në QRA.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, shërbimet për palë do të kryhen në QRA-të e regjionit.
Qytetarët e komunës së Shtimes do të informohen me kohë se kur do të rifillojë puna me këtë shërbim.