Petrit Hajdari: Tërsteniku mbështet fuqishëm programin e PDK-së

Petrit Hajdari, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet, ka theksuar mbështetjen e madhe që ka marrë në Tërstenik, një prej bastioneve të PDK-së.

Ai ka shprehur mirënjohjen për qytetarët e Tërstenikut, duke theksuar se ky fshat ka qenë dhe vazhdon të mbetet një shembull i qëndresës, besimit dhe përkushtimit ndaj vlerave që e bëjnë Kosovën më të mirë.

Hajdari theksoi se qytetarët e Kosovës kanë sfida të mëdha dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për zgjidhje konkrete dhe jo për retorikë boshe. Ai e shprehu bindjen se 9 shkurti do të jetë një përgjigje e fortë për të gjithë, duke nënvizuar se Kosova ka qytetarë demokratikë dhe se fitorja do të arrihet vetëm përmes një programi të mirë dhe të qëndrueshëm.

“Kosova mundet më mirë, dhe PDK do ta udhëheqë këtë transformim,” tha Hajdari.