Banorët e lagjes tek parku i qytetit në Klinë, kanë dorëzuar një peticion tek kuvendi komunal në Klinë.
Të njëjtit janë në kundërshtim për mos lejimin e përdorimit të rrugës tek parku si transit për automjete motorike.
Sipas tyre, ky park shfrytëzohet përditë nga gjenerata të ndryshme, shkruan Klina.info.
“Për neve si qytetar është puna me e mire dhe ma me vlere qe ka bere Kryetari zt Elezaj për këtë qytet. Mjafton te dalësh nga mëngjesi e deri ne mbrëmje dhe çdo njeri do te bindet se sa shume ju paska dashur qytetit kjo qetësi dhe rehati”, thuhet mes tjerash në reagimin e tyre.
“Ne si qytetar dhe banore te kësaj lagjeje kemi bere një peticion qe do te ta adresojmë tek ju qe te merrni parasysh këto dëme qe do te ja shkaktoni parkut dhe qytetareve dhe po shpresojmë qe do te thirrni arsyen mos te bëni veprime te pamatura pasi qe e ardhmja do te ju gjykoj për veprime te pamatura dhe për planifikime te dështuara vetëm qe dikush te merr një project qe është përfitim momental I dikujt. Dëmi do te jete I pariparueshëm për te gjithë”, thuhet tutje në peticionin dërguar kuvendit komunal në Klinë.
Njoftimi i plotë, pa ndehyrje:
Njoftim
Për: K.K.Klinë -urbanizmit Klinë zyres se Krytarit Klinë-Sherbimet Publike Klinë
Nga: Banoret e Lagjes tek Parku i Qytetit
Rruga Osman Krasniqi ne Klinë Nr.111
Data : 07.11.2024
Subjekti : Kundërshtim për mos lejimin e përdorimit te rrugës tek parku si transit për automjete motorike te parku I Qytetit I Dëshmorit “Ilir Merturi” Qytetit Klinë
Peticioni i Komunitetit drejtuar KK Klinë
Te nderuar zyrtar te Komunës se Klinës:
Fillimisht Ju falënderoj për leximin e këtij kundërshtimi!
Me këto nënshkrime ju njoftojmë se si komunitet dhe qytetar te Klinës qëndrojmë fuqishëm dhe kundërshtojmë lejimin e përdorimit te rrugës qe e përshkon parkun e Qytetit te Klinës.
Si fillim ne si qytetar te kësaj Komune e kemi mirëpritur dhe lavdëruar dhe uruar ndërtimin e këtij parku, pasi qe po shfrytëzohet çdo dite nga gjeneratat e te gjitha moshave për te gjetur qetësin shpirtnore. Për neve si qytetar është puna me e mire dhe ma me vlere qe ka bere Kryetari zt Elezaj për këtë qytet. Mjafton te dalësh nga mëngjesi e deri ne mbrëmje dhe çdo njeri do te bindet se sa shume ju paska dashur qytetit kjo qetësi dhe rehati.
Tani kemi dëgjuar se do te nderohet një ure e cila do te lejon përdorimin e rrugës e cila e përshkon parkun ne te dy anët e parkut. Mjafton te analizohet vetëm pak lejimi I kësaj rruge dhe zhgënjimi për neve si qytetar dhe banor te lagjes është shume zhgënjyes. Edhe me zhgënjyes do te jete për te gjithë këta pleq dhe fëmijë qe Kohen e lire te vetme e shfrytëzojnë për te dal këtu dhe për te shijuar ajrin dhe bukurin qe ky park ua jep gjeneratave te kalojnë kohen e lire.
Nenat me fëmijë neper karroca dhe fëmijë te tjerë qe kalojnë kohen për te luajtur ne këtë ambient te mrekullueshëm. Pleq dhe plaka qe dalin për tu takuar me njeri tjetrin. Fëmijë te gjeneratave te ndryshme qe e shfrytëzojnë jo vetëm parkun por edhe fushat sportive për reaktivitet për te kaluar kohen, besa edhe për te zhvilluar gara sportive. A ja vlen e tere kjo bukuri dhe qetësi te prishet kur edhe ura edhe rruga kane zgjidhje alternative.
Ne si qytetar dhe banore te kësaj lagjeje kemi bere një peticion qe do te ta adresojmë tek ju qe te merrni parasysh këto dëme qe do te ja shkaktoni parkut dhe qytetareve dhe po shpresojmë qe do te thirrni arsyen mos te bëni veprime te pamatura pasi qe e ardhmja do te ju gjykoj për veprime te pamatura dhe për planifikime te dështuara vetëm qe dikush te merr një project qe është përfitim momental I dikujt. Dëmi do te jete I pariparueshëm për te gjithë.
Shpresojmë ne arsyeshmërin nga ana e juaj pasi qe ka zgjidhje me te mira për lidhjen e asaj pjese pasi rruga veç ekziston tek ura këmbësorie dhe nuk e kuptojmë pse duhet te prishet parku!!!!
Paraprakisht ju urojme pune te mbare dhe arsyeshmëri qytetare për parkun e qytetit “Ilir Merturi” Qytetit Klinë .
Me poshtë I keni nënshkrimet e banoreve dhe qytetareve.
Nr
Emri dhe Mbiemri
Nr.Leternjoftimit
Nenshkrimi