Pesë persona kanë përfunduar në pranga gjatë 24 orëve të fundit në Gjakovë.
Njëri nga të arrestuarit është personi i cili dyshohet se ka kryer sulm ndaj personit zyrtar.
Tre të tjerë janë arrestuar për lëndim të lehtë trupor ndërsa një person është arrestuar për kanosje.
Ndaj tyre me vendim të prokurorit kujdestar në Gjakovë është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.