Pesë persona me COVID-19 në Rajonin e Pejës hasen nga policia duke mos respektuar izolimin

 

Inspektori sanitar në Rajonin e Pejës, Valon Shala ka thënë se janë duke u monitoruar çdo ditë objektet hoteliere, lokalet e qendrat tregtare.

“Ka ende subjekte që nuk po respektojmë masat e vendosura nga institucionet për çka edhe janë vendosur gjoba. Janë rreth 400 gjoba për persona fizik dhe rreth 50 gjoba për persona juridik. Gjobat për personat fizikë sillen rreth 50 euro për mosvënie të maskave ndërsa për subjektet juridike gjobat shkojnë nga 500 deri në 1,000 euro”, tha ai,

Shala thotë se për fat të keq ka ende qytetarë që coronavirusin nuk e marrin si diçka serioze.

Ai thotë se kanë hasur raste kur personat që janë në izolim për shkak të infektimit me COVID-19.

“Pesë persona në Rajonin e Pejës nuk kanë respektuar kërkesën tonë për vet izolim derisa janë hasur nga policia. Policia ka njoftuar inspektoratin dhe janë marrë masat ndaj tyre”, tha ndër të tjera Shala.