Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra tha për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.
“Mund të ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident trafiku mes dy vetura, ku janë lënduar pesë persona. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, konfirmoi ai për Telegrafin.
Numri i aksidenteve në komunikacion është rritur dukshëm gjatë këtyre ditëve, vetëm gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndodhur 99 të tillë, 25 prej tyre ishin me persona të lënduar, kurse në 74 aksidentet tjerë raportohet vetëm për dëme materiale.
Kujtojmë se, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë lansuar ditë më parë fushatën vetëdijësuese “10 rregullat e arta të sigurisë rrugore”, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik./Telegrafi/