Në objektin e Komunës së Klinës, sot është bërë përurimi i Zyrës së re të Gjendjes Civile, pas investimeve për dixhitalizim dhe rregullim të zyrës së re, njofton Komuna e Klinës përmes një komunikate.
Në përurimin e kësaj zyre morën pjesë kryetari i komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me shefin e Zyrës së Gjendjes Civile, z. Muhamet Gashi.
Kryetari Elezaj ka deklaruar se me këto investime po ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në këtë sektor, duke ju ofruar stafit kushte më të mira për punë si dhe do të ndikojë edhe në reduktimin e pritjeve nga qytetarët.