Përurohet Laboratori në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare “Nënë Tereza” në Klinë

INVESTIM NGA KFORI TURK-LABORATOR I RI

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” në Klinë, sot është bërë përurimi i laboratorit të ri, donacion nga KFOR-i turk në Kosovë.

Në përurimin e laboratorit kanë marrur pjesë Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, përfaqësues të KFOR-it turk në Kosovë, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Shemsedin Berisha, drejtori i QKMF-së, Dr. Anton Shllaku më Bordin drejtues si dhe pjesë të stafit shëndetësor në QKMF.

Kryetari Elezaj falënderoi KFOR-in turk për këtë donacion dhe për ndihmën që ka ofruar për qytetarët e Kosovës, si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në fusha tjera.

Ai theksoi se ky është një donacion i dobishëm dhe në kohën e duhur, i cili është shoqëruar edhe me riparimet e nevojshme ku janë përmirësuar kushtet e punës, çka do të ndikojë edhe në ofrimin e shërbimeve më kualitative ndaj qytetarëve.

Elezaj vlerësoi lartë bashkëpunimin që ka pasur KFOR-i turk me Komunën e Klinës edhe në të kaluarën dhe u shpreh i gatshëm që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim të realizimit të projekteve të dobishme që ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Në kuadër të këtij projekti janë dhënë pajisje për analiza, mikroskop, pajisje centrifuguese, pajisje për distilim të ujit, kolltuku për marrje të gjakut, klima, UPS(furnizuesi për energji të pandërprerë), kompjuter, printer laserik etj.