Përurimi i Dhomës për edukim dhe promovim shëndetësor për diabet dhe hipertension në kuadër të QKMF-Kline

Dhoma për edukim dhe promovim shëndetësor – Ne koordinim me mjekun familjor, bazuar ne
protokollet për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse:
.
.
Ofron Këshillim motivues për pacientët me sëmundje kronike për menaxhimin e
sëmundjes
Ofron mbështetje për pacientët me gjendje kronike për vet menaxhim
Ofron sesione të edukimit dhe promovimit shëndetësor për pacientet me sëmundje kronike
(jo-ngjitëse)
Ofron materiale për edukim dhe promovim shëndetësor për pacientët me sëmundjet
kronike
Ofron shërbime sikurse matja e glikemisë, shtypjes së gjakut dhe në të ardhmen vlerësimin
e kapaciteteve të mushkërive për pacientët me sëmundje të Astmës si dhe këshillat
shoqëruese
Ofron këshilla për ushqyeshmerinë e shëndetshme dhe planin e aktivitetit fizik për
pacientat me sëmundje kronike
Merret me parandalim të sëmundjeve kronike për qytetarët me faktor të riskut përmes
programeve përkatëse për edukim dhe promovim shëndetësor.
Ofron këshillim motivues dhe vlerësim përmes telefonit për pacientët me sëmundje kronike
Përkujdeset për data bazën e të dhënave ne dhomën për edukim dhe promovim shëndetësor
.
Mbështetja financiare për projektin në QKMF në Klinë përfshin:
Rregullimin e hapësirave, pajisje klinike dhe IT, teknike si dhe inventari.
Shuma e përafërt në total vetëm për Dhomën për Edukim dhe promovim shëndetësor, roli parësor
i së cilës është Këshillimi motivues për menaxhimin e sëmundjeve jo-ngjitëse kronike, përfshirë
dhe Kēndet e edukimit për pacientë në QKMF që janë pjesë e këtij programi intervenimi me sa
vijon:
.
Inventari, pajiset në total në këshillimore, përfshirë dhe këndet e edukimit në QKMF/QMF-
Klinë – 5600 Euro
• Riparimet në Këndet e Edukimit – 4946 Euro
Riparimet në Këshillimore – 4411 Euro
Po ashtu një element i rëndësishëm është ofrimi i programeve për Zhvillim të Vazhdueshëm
Profesional për profesionistët shëndetësor lidhur me parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve
jo-ngjitëse(kronike) si dhe programe të menaxhimit për udhëheqësit institucional në Kujdes
Parësor Shëndetësor dhe programe të vetëdijesimit të popullatës, komuniteteve për
bashkëpjesëmarrje dhe partneritet institucional për menaxhimin e sëmundjeve kronike (jo-
ngjitëse) që kuptohet nuk janë kalkuluar dhe as projektet QIPS (Quality Improvement Project)
nuk janë përfshirë meqenëse janë në progres dhe janë pjesë e programit të menaxhmentit.

Projekti quhet: Kujdesi Cilësor dhe i Qasshëm (AQH1 nga anglishtja), dhe financohet nga
Agjencinë Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) ndërsa implementohet nga Swiss
Tropical and Public Health Institute (Instituti Zviceran i Shëndetit Publik dhe sëmundjeve
tropikale).
Faza e dytë e projektit Aqil ka filluar në Janar të vitit 2020 dhe do vazhdojë deri në Dhjetor të
vitit 2023
Projekti AQH është i dizajnuar të përkrah zbatimin e agjendës së reformës kombëtare dhe plotëson
programet tjera të mbështetura nga donatorët, duke u fokusuar në nivelin e Kujdesit Shëndetësor
Primar (KPSI) dhe në sëmundjet e jo-transmetueshme (NCD).
Në tri rezultatet e tij. Projekti synon stimulimin e shfrytëzimit të shërbimeve cilësore të kujdesit
shëndetësor parësor nga të gjithë qytetarët e Kosovës, me vëmendje të posaçme ndaj nevojave dhe
përfshirjes së popullatës së cenueshme.
Shëndeti i popullatës së Kosovës është përmirësuar, me ofrues dhe menaxherë të aftësuar të
kujdesit shëndetësor të cilat janë në gjendje të përmbushin nevojat e pacientëve (posaçërisht të
grupeve të cenueshme), e të cilat janë më të vetëdijshëm mbi të drejtat dhe nevojat e tyre.
Rezultati 1: Ofruesit e kujdesit Parësor Shëndetësor në komunat partnere të projektit ofrojnë
shërbime cilësore që i përgjigjen më mirë nevojave të komuniteteve, përfshirë ato të grupeve të
cenueshme
Rezultati 2: Menaxherët shëndetësor në komunat partnere të projektit përmirësojnë performancën
e tyre në udhëzimin e ofrimit të shërbimeve drejt përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë që i
përgjigjet nevojave të komuniteteve.
Rezultati 3: Vetëdijesimi mbi shëndetin dhe sjellja e popullsisë për kērkimin e kujdesit
shëndetësor në komunat partnere të projektit përmirësohet (në veçanti i grupeve të cenueshme)
dhe komunitetet janë fuqizuar që të kërkojnë të drejtën për shërbime cilësore dhe qasje mē tē mirë
në kujdesin shëndetësor.
Shēnjestrimi më i mirë i nevojave të klientëve dhe menaxhimi i përmirësuar i shërbimeve do të
ngrit cilësinë e ofrimit të shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor nga njëra anë – kurse në anēn
tjetër gjenerimi i kërkesës për shërbime cilësore parësore shēndetësore me përfshirjen e
popullatës në formësimin e shërbimeve, së bashku do të shpien në një përdorim të shtuar racional
të të gjitha shērbimeve shëndetësore dhe një përmirësim të gjendjes shëndetësore të popullatës.
Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në Kosovë i koordinon programet e saj
përmes Ambasadës së Zvicrës / Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Duke filluar nga
ndihma humanitare në vitin 1998, bashkëpunimi i Zvicrës me Kosovën ka ndryshuar në masë të
madhe duke u orientuar në mbështetjen e proceseve të reformimit. Portofolio e programit zviceran
është i organizuar në katër fusha: 1. Qeverisje Demokratike dhe Siguri Njerëzore, 2. Ekonomi dhe
Punësim, 3. Ujë dhe qëndrueshmëria ndaj ndryshimeve klimatike, dhe 4. Shëndetësi. Projekti AQH
është pjesë e fushës së shëndetësisë