Vrasësi i foshnjës tetëmuajshe do të pushkatohet me një plumb në pjesën e pasme të kokës nga një ekzekutues, pasi humbi apelin e tij në Gjykatën Supreme.
Ndërsa nëna e foshnjës tani do të dënohet me burgim të përjetshëm për të njëjtën vrasje në tetor të vitit 2018, pasi dënimi me vdekje vlen vetëm për burrat sipas ligjit në Bjellorusi.
Siç bëjnë të ditur mediat e huaja, Viktar Syarhel – 48 vjeç (një mik i familjes) dhe Nataliya Kolb, 26 vjeçe, po pinin së bashku në banesë kur vranë Hannan e vogël.
Burri i saj Leonid, 28 vjeç, u kthye në shtëpi me fëmijët e tjerë të çiftit të moshës katër dhe gjashtë vjeç, dhe pa kokën e gjakosur të së bijës.
Një fqinj tha: ‘Ai pa një skenë si në filmat horror. Mjeku i ambulancës u zbeh kur hyri’.
Hanna thuhet se pësoi 46 lëndime në trupin e saj pasi u rrah keq dhe u vra me thikë kuzhine.
Ata që përballen me dënimin me vdekje u mbyllën sytë dhe janë të detyruar të gjunjëzohen para se të qëllohen në pjesën e pasme të kokës.
Ndryshe, Bjellorusia është i vetmi vend evropian që akoma përdor dënime kapitale.
BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare i kanë kërkuar Bjellorusisë që të ndalojë përdorimin e dënimit me vdekje.