Një 50 vjeçar sot ka humbur jetën në vendin e punës në fshatin Grabanicë të Klinës.
Klina info mëson se punëtori që u rrëzua nga kati i tretë që ishte duke punuar në ndërtimtari është Osman Bogaj nga Drenasi
Osmani ishte duke vënë llamarinë në kulmin e shkollës kur dyshohet se u rrëzua nga kati i tretë ku ndodhej në momentin fatal.
Por, tanimë i ndjeri, një vit më parë ishte bërë i njohur për një talent të tij.
Ai kishte ndërtuar një tank, ku pa dyshim ishte një punim dekorues për çdo lavdatë.