Dje është gjetur një person pa shenja jete në një veturë në fshatin Koliq të Prishtinës.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe rasti është hapur si “Vrasje e dyshimtë”
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale.
“Prishtinë 08.08.2020 –14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalë prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Gazeta Sinajli dje ka raportuar se viktima është gjetur i vdekur në një veturë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi. /