Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot rreth orës 12:00 në lagjen Kalabria (ish-Emshir) ku një person është gjetur pa shenja jete.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi që dyshohet se kreu vetëvrasje brenda veturës së tij, është Nazmi Grabovci 50-vjeçar.
Sinjali mëson se ai është Nazmi Grabovci ishte djali i vëllait të ish deputetit të PDK-së, Adem Grabovcit.
Ai ishte gjetur i gjakosur në veturën e tij të tipit BMË X5 me një armë zjarri në dorë.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se ka elemente të vetëvrasjes. Sinjali