Një person u arrestua pasditën e sotme në qytetin e Pejës.
I njëjti u prangos nga policia, pasi që u pa gjysmë i zhveshur duke bërë gjeste të pahijeshme rrugëve dhe kishte tentuar ta dëmtojë një veturë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, derisa sipas zëdhënësit të PK-së në Rajonin e Pejës, i arrestuari është dërguar në stacionin e policisë, për veprën penale Prishje të Rendit Publik.
Por, IndeksOnline mëson se personi që u arrestua sot në orën 18:00 në rrugën “Mbretëreshë Teuta” ka probleme psiqike.
Ai ka prejardhje nga fshati Siqevë i komunës së Klinës dhe vuan nga një depresion psikologjik, madje ai kishte tentuar disa herë të kryejë vetëvrasje./