Tash e disa dit në rrjetet e ndryshme sociale, kanë qarkulluar disa fotografi ku shihet një person teksa flenë në pritorën e autobusëve në Gurakoc të Istogut.
Gjatë së mërkurës, sinjalizuesi i gazetës “ZARFI”, se personi është rreth të 50-tave dhe se ka më shumë se një javë që e kalon natën në qiellin e hapur.
Në anën tjetër, burimet e gazetës brenda komunës së Istogut, i than mediumit tonë se qytetarit në fjalë iu është ofruar qëndrimi në strehimore, por i njëjti nuk qëndron aty.
“Këtij i kanë ofruar strehim, po ky nuk rrinë në strehimore”, thotë ky burim.
Lidhur me rastin, drejtoresha e drejtoratit për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Istogut, Merita Muzlijaj, tha se është në dijeni për rastin në fjalë, por siç tha ajo”, personi në fjalë nuk është banor i komunës së Istogut por i komunës së Klinës.
“Sa i përket rastit në fjalë, ne kemi marrë të dhëna nga stacioni policor në Istog se qytetari nuk është banor i komunës së Istogut por i komunës së Klinës. Me të marrë këtë informacion menjëherë kam kontaktuar me përfaqësuesit e komunës së Klinës dhe ua kam dërguar të dhënat e qytetarit, të njëjtit janë zotuar që do të merren me rastin dhe pritet që shumë shpejt ti bëhet zgjidhja e çështjes së banimit”, tha drejtoresha Muzlijaj.
“Ne e kemi shtëpinë për komunitete në Gurakoc dhe jemi munduar ti bëjmë zgjidhje, por i njëjti nuk i plotëson kriteret e pranimit në shtëpinë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare”, deklaroi drejtoresha për Punë dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Istogut, Merita Muzlijaj.