Dy azilkërkues, shtetas marokien kanë raportuar në polici se janë sulmuar nga disa persona të panjohur.
Gazeta Sinjali mëson nga burimet se ngjarja ka ndodhur të hënën, rreth orës 19:00 në Duhël të Suharekës.
Siç mëson gazeta, dy viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Njëri nga ta është transferuar në QKUK pasi kishte lëndime në kokë ndërsa tjetri është liruar.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.