Përgjegjësi i Kishës në fshatin Krushevë të Madhe të Klinës, ka raportuar në polici se disa persona të panjohur kanë vjedhur një shumë parash prej 15 euro dhe disa dinar (para të Serbisë) brenda objektit të kishës.
Sipas tij, të dyshuarit kanë hapur me forcë derën e hyrjes së objektit.
Për këtë është njoftuar prokurori, dhe rasti po hetohet.
Ngjarja në polici është raportuar të premten, rreth orës 17:35, njoftoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Rasti është cilësuar “Asgjësim apo dëmtim prone”.