Përsëri riparohet sheshi i shtrenjtë i Klinës (VIDEO)

Sheshi kryesor i Klinës goxha shpesh po i nënshtrohet riparimeve.

Kalldërmi i shtruar disa vjet më parë po dëmtohet nga veturat që kalojnë mbi të.

Për sheshin që kishte filluar të ndërtohet më 2017-ën e që kushtoi më shumë se 1 milion e 400 mijë euro qytetarët thanë  se duhet të bëhej një planifikim më i hollësishëm paraprak në mënyrë që ai të bëhej vetëm për këmbësorë.

Ky në fakt është edhe plani i komunarëve që thonë se po presin vendimin e ministrisë për projektet e rrugëve alternative dhe pas kësaj sheshi nuk do të jetë i qasshëm për makina.

https://youtu.be/wVBlog495iE