Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në fshatin Drenoc të komunës së Klinës,
Sipas policisë së Kosovës, njëri nga shoferët ka pësuar lëndime dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës.
“Dy vetura me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes vete. Si pasojë e aksidentit njëri nga drejtuesit e veturave ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar në spitalin e Pejës”, thuhet në njoftimin e policisë./