Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se pas këtyre reshjeve të shiut moti do të përmirësohet dukshëm në dy ditët në vijim.
Sipas IHK, vranësirat do të zhvendosen drejt lindjes, për tu zëvendësuar me rreze dielli,
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.