Përmbaruesit privatë në Kosovë shpeshherë hasin në telashe me qytetarët që janë debitor në procedurë përmbarimore. Ata mund të jenë cak i ofendimeve e kërcënimeve, gjë e cila ua vështirëson atyre kryerjen e detyrës zyrtare,
Një rast i tillë ka ndodhur sot paradite në Pejë, ku një përmbarues privat dyshohet se është sumuar nga një person, i cili ka lëndë në proces përmbarimor në zyrën e tij.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari H.Zh., pas një mosmarrëveshje momentale e ka goditur me grusht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në spital.
Rasti është denoncuar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes është arrestuar personi i dyshuar, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të çalohet masa e ndalimit policor dhe të iniciohet rasti për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.
Sinjali ka kontaktuar edhe përmbaruesin privat, i cili është viktimë e këtij rasti, por i njëjti nuk ka pranuar të jap deklaratë për atë që ka ndodhur.