Një përleshje ka ndodhur sërish në Kuvendin zgjedhor të nëndegës së LDK-së në fshatin Koshare të Ferizajt.
Nga kjo përleshje ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar në QKUK për trajtim, ndërsa katër të tjerë janë shoqëruar për në stacionin e policisë, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar majori Mehmetali Hajdini, i cili tha se janë duke bërë hetime edhe për persona të tjerë të përfshirë në përleshje.
“Rrahja ndodhur rreth orës 18:40 në një shkollë në Koshare gjatë tubimit zgjedhor të nëndegës së LDK-së. Policia i ka identifikuar katër persona, të cilët janë shoqëruar për në polici dhe një i lënduar është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësor”.
“Prezent në këtë tubim ka qenë edhe ish-kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa. Kemi informata që edhe persona të tjerë janë të përfshirë në këtë përleshje”.
Hajdini tha se arsyeja e përleshjes ka qenë mosmarrëveshja mes vete për zgjedhjet e brendshme të nëndegës së LDK-së.