Dje në një restorant në fshatin Kijevë të Malishevës disa persona ishin përleshur me mjete të forta dhe të mprehta mes vete, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Sinjali mëson se personat e tjerë të përfshirë në përleshje pas marrjes së tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i lënduar është nën përkujdesje të zyrtarëve policorë në QKUK.
Ky rast ka ndodhur dje në orët e pasditës