Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një përleshje masive në Pejë, ku u përfshinë gjithsej pesë persona.
Sipas policisë, të gjithë të dyshuarit janë intervistuar, dhe njëri prej tyre është arrestuar.
“Është raportuar për një rrahje masive në mes të pesë të dyshuarve meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia