Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur mbrëmë, në fshatin Fushticë të Epërme të Drenasit. Përleshja, motivi i së cilës dyshohet te jetë një mosmarrëveshje për pronë, ka bërë që konflikti verbal mes fqinjëve të eskalojë deri në rrahje,
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se në përleshje janë përfshirë katër persona, 3 vëllezër në një anë dhe fqinji i tyre në anën tjetër. Sipas burimeve brenda Emergjencës lëndime serioze ka pësuar ky i fundit, pasi u rrah nga të dyshuarit, të cilët ia dëmtuan edhe veturën.
Sinjali mëson se pas trajtimit në Drenas, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar tretmanin.