AKTIVITETET E CIMIC
Pejë/Peć 26/03/2025
Njësia CIMIC e Komandës Rajonale Perëndimore të misionit #KFOR të udhëhequr nga #NATO ka zhvilluar disa aktivitete në kohet e fundit.
Aktivitetet e CIMIC kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të qytetarëve të Kosovës duke iu dhënë mbështetje institucioneve vendore.
Në detaje, RC-W ka dhuruar: mjete shkollore në Pejë, Shushicë/Susica dhe Klinë/Klina; pajisje mjekësore në një qendër mjekësore në Dardani; pajisje për Brigadën e zjarrfikësve në Shtërpcë/Štrpce.
Për më tepër, disa trajnime praktike dhe teorike rreth të ushqyerit janë mbajtur në shkollat dhe universitetet e Gjakovës dhe Prizrenit.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të mbrojtur dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë si dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
#NATO #KFOR #StrongerTogether