Perkujtohet fillimi i rastit te pare me covid 19 para 3 viteve ne Kosove
Sot tre vite nga fillimi i pandemisë COVID 19.
Kohë e cila na sfidoi, por edhe kohë e cila na tregoi për brishtësinë e sistemit shëndetësorë.
Sot tre vite pas, Kryetari Prof.Dr.Zenun Elezaj ne bashkepunim me Menagjmentin e QKMF “ Nënë Tereza “me Drejtorin Dr.Haxhi Ibishi dhe Zv.Drejtorin Dr.Gazmend Bojaj priten ne takim delegacionin e Klinikes Infektike Prof.Dr.Sali Ahmeti,Prof.Linda Berisha-Ajazi dhe Prof.Dr. Muharrem Bajrami ,si dhe ish-drejtorin e QKMF ne ate kohe Dr .Anton Shllaku dhe Komandantin e Stacionit Policor në Klinë Zt.Ragip Bytyqi ,dhe te gjithe se bashku vizituan vendin ku filloi gjithçka ne Kline ne vendin e quajtur Caritas Umbria nga ku edhe filloi rasti i parë nè Kosove.
Aty u priten nga Nikoqiri Rinaldo Marion dhe Besart Bajraktari ku u kujtuan momentet e para te izolimit te stafit te Kampit.
Falënderim për punëtorët shëndetësorë të QKMF-së në Klinë, institucioneve komunale, inspektorateve, policisë e shërbimeve publike në Klinë ,institucioneve qëndrore, donatorëve, qytetarëve e mediave që na kanë përkrahur dhe na kanë lehtësuar atë kohë të pakohë dhe vazhdojnë edhe sot ta bëjnë të njejtën gjë.
Falenderim i veqante për bizneset e Klinës dhe qytetarët e Komunës se Klinës te cilët plot 6 muaj dhuruan ushqime falas për stafin shëndetesor.
Ne vazhdojmë me përkushtim në zbatimin e përgjegjësive profesionale që na obligon ligji!
Gjithmonë falënderuese,
Drejtoria e QKMF ” Nënë Tereza ” në Klinë