Përkujtohet Dëshmori i Kombit Muhamet Haxhaj-Komandant Naimi

Në Kompleksin Memorial “Kodra e Kuqe” të varrezat e dëshmorëve në Grabanicë janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh në 22-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Muhamet Haxhaj, i njohur si Naimi.

Në homazhe kanë marrë pjesë Organizata e të Dalëve nga Lufta në Klinë, drejtorë të drejtorive të Komunës së Klinës, asambleistë të Kuvendit Komunal të Klinës bashkëluftëtarë e bashkëvendas, miq dhe familjarë të të ndjerit.

Po ashtu homazhe janë bërë edhe te lapidari “Kulla e Qëndresës” në Dollc. Muhamet Haxhaj kishte rënë në fushën e nderit më 3 korrik të vitit 1998.

Në 22 vjetorin e rënies të premten është përkujtuar dëshmori i kombit Muhamet Sefer Haxhaj-Komandant Naimi.Si sot e para 22 vitesh në vendin e qujatur “Kulla e Qëndresës” përgjatë magjistralit Prishtinë –Pejë, u zhvillua një betejë e lavdishme ndërmjet njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave çetnike serbe.Ishte 3 korriku i vitit 1998, atë ditë Gllareva lindi një Mic Sokol i dytë.Dëshmori Muhamet Haxhaj ishte betuar se vetem mbi trupin e tij të vdekur mund të kalonin forcat serbe duke u hedhur kështu mbi tanksin serb për të renë herikisht si dëshmorë i lirisë.
Atë kohë bllokimi i rrugës magjistrale Prishtinë-Pejë, të Kulla e Qëndresës nga njesitet e UÇK-së, kishte marrë vemendjen edhe të bashkësisë ndërkombetare. Ish diplomati amerikan Riçard Hollbruk e kishte cilësuaar Gryken e Dollcit si pika më e nxehtë në Evropë.Ishte pra lufta e dëshmirt Muhamet Haxhaj dhe njëistëve tjera të UÇK-së, që i benë ballë një makinerie të egër vrastare të forcave serbe, vetem e vetëm më një qëllim çlirimin përfundimtarë të populli tonë nga çizmja pushtuese serbe.
Ndërsa rënia heroike e dëshmorit të kombit Muhamet Haxhaj me 3 korrik 1998 në një luftë të pa barabartë më pushtuesin bëri që ne sot të jemi të lirë dhe më respektin më të madh ti kujtojmë ata që sakrifikuan jetën e tyre që ne sot të jëtojmë të lirë.I tillë ishte Muhameti dhe gjithë dëshmorët tjerë