Nesër shënohet 33 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Pavarësisë së Kosovës, ku më 2 korrik, 1990 e miratuar publikisht nga 114 delegatë, Kosova u shpall njësi e veçantë në kuadër të federatës së atëhershme jugosllave, deklaratë kjo e njohur si akt historik i pritur moti që shprehte aspiratat shekullore të popullit të Kosovës për pavarësi shtetërore e territoriale nga Serbia.
Atë ditë kur do të ndodhte edhe gjithë ngjarja, pranë dyerve të Kuvendit i cili ishte mbyllur nga forcat serbe, erdhi edhe juristja ndërkombëtare, e njohur si eksperte për të drejtat e njeriut, Eva Brendlli.
Brendlli në pyetjen e gazetarit se a është legjitim një vendim i marrë jashtë dyerve të Kuvendit, ajo u përgjigj:
“Po mendoj se mbledhja duhet të mbahet. Kur është mbajtur mbledhje para revolucionit francez është mbajtur jashtë dyerve të Kuvendit, pra në asnjë mënyrë Kushtetuta nuk thotë se Kuvendi duhet të takohet në një ndërtesë të caktuar, por duhet të ketë kuorum dhe delegatët duhet të njohin kuorumin dhe autoritetet e mbledhjes dhe vetëm ajo kërkohet që të mbahet Kuvendi”, pati deklaruar Brendlli atë kohë.
Vetëm pak pas kësaj deklarate, ajo arrestohet nga forcat serbe, moment të cilin mund ta shihni në vijim: