PËRKRAHJE JO E DREJTË FINANCIARE PËR SPORTISTËT E KLINËS

PËRKRAHJE JO E DREJTË FINANCIARE PËR SPORTISTËT E KLINËS

Shkruan: Xhevxhet Berisha

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Spot, në Komunën e Klinës, me rastin e mbështetjes financiare të projekteve, në bazë të shpalljes publike të datës 28.02.2019 mendoj se nuk e ka marrë për bazë kontributin dhe suksesin e Klubit të futbollit për femra “Dukagjini” . Subvencionimet janë në disproporcion me meritat që i meritojnë sportistët, dhe, mendoj se përzgjedhja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, është e gabueshme.
Kështu, Klubi i futbollit të femrave “Dukagjini” në Kinë është financuar me vetëm 4000 euro. Këtu shtroj pyetjen: A është i mjaftueshëm ky subvencionim për një klub i cili garon në superligën e Kosovës me dy grupmosha? Me klubin U-16 kemi arritur që dy herë të jemi kampion dhe jemi në rrugë të mbarë për të qenë kampion të Kosovës për herë të tretë. Gjithashtu, kemi Seniorët, të cilat kanë pozitë të kënaqshme, pra, në pozitën e katërt.
Prej këtyre dy grupmoshave, tetë lojtare janë pjesë e Kombëtares së Kosovës. Këto lojtare janë: Lavdije Behramaj, Gjenifer Pjetri, Agnesa Gashi, Erjona Emerllahu, Ylberina Berisha, Albulena Fejza, Elma Kadriu, Njomza Osmani.
Ekipi i futbollit “Dukagjini” për meshkuj fnancohet me 29 mijë euro, financim ky që është shumë i pamjaftueshëm për një ekip i cili synon që të hyjë në superligë. Pra, ambiciet e tyre janë jashtëzakonisht të mëdha, dhe,, natyrshëm kërkohen shpenzime më të mëdha pa të cilat është e vështirë të arrihen sukseset.
Ndërsa, ekipi i basketbollit, i cili garon në ligën e dytë të Kosovës, financohet me 3000 euro, kurse, ekipi i hendbollit për femra me 3000 euro dhe klubi i volejbollit , i cili garon në ligën e parë, financohet me 1000 euro. Ky raport i financimeve është jo i barabartë, jo i mjaftueshëm dhe ka impact direkt në sukseset e sportistëve.
Një financim i tillë, mendoj se është i pa barabartë, diskriminues për sportistët dhe me të drejtë sportistët do të ndihen të papërkrahur, në nënçmuar dhe jo në nivelin meritor, sipas sukseseve të aritura. Kjo padrejtësi e bërë nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport do t’i demotivojë sportistët dhe do t’i bëjë të ndihen inferior ndaj atyre financohen me shuma maramendëse, ndonëse nga ana e suksesit nuk qëndrojnë fare më lartë./KLINA.INFO