Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, ka folur për Gazmend Gjonbalajn i cili para zgjedhjeve dha një premtim shumë të madh.
Gjonbalaj i premtoi 50 milionë euro investime në Kosovë nëse Albin Kurti do të bëhej kryeministër.
E Kurti tha se për këtë çështje duhet të pyetet më mirë vetë ai, shkruan gazeta inFokus.
“Është mirë ta pyesni atë, e falënderoj për gatishmërinë e jashtëzakonshme. Gazmend Gjonbalaj ka qenë nxënës shumë i mirë”, tha Kurti në Rubikon.
Kjo është video e plotë e Gjonbalajt:
Gazmend Gjonbalaj do të kthehet
M'u bë shumë kohë pa u parë me Gazin. Fitorja jonë e risjell atë në Kosovë. Do të bëjmë çmos ta kthejmë trurin në atdhe.
Posted by Albin Kurti on Monday, September 30, 2019