Përgjigja dyshuese e Naim Murselit kur u pyet për shtëpinë dhe gjendjen e tij financiare

Nën masa të rrepta sigurie, para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë ka dalë Naim Murseli, Granit Plava, Kushtrim Kokalla dhe Tom Dodaj të cilët ngarkohen për rastin e vrasjes së Liridona Ademaj më 29 nëntor 2023.

Gjyqtarja fillimisht ka pyetur për të dhënat personale, Naim Murselin.

Gjyqtarja, Fatmire Dërmaku: Ku banoni?

Naim Murseli: Suedi, dhe Chelsey Point.

Gjykatësja: A keni numer të shtëpisë (në Prishtinë)?

Naim Murseli: Nuk më kujtohet…

Gjykatësja: Çka keni të kryer nga shkolla?

Naim Murseli: Kam të kryer shkollën e mesme.

Gjykatësja: Gjendja ekonomike: E dobët e mesme e mirë.

Naim Muresli: E mesme …

Ndryshe, seanca u shty për shkak se mbrojtësi i të akuzuarit Kushtrim Kokalla, avokati Ndrecë Dodaj, si dhe mbrojtësi i të akuzuarit Tom Dodaj, avokati Agron Kuçi deklaruan se nuk janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndës./IndeksOnline/