Tashmë përgaditje për Festivalin Folklorik mbarëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”, që mbahet në Klinë më 6, 7 dhe 8 qershor të këtij viti po zhvillohen me ritëm të shpejtuar.
Në mbledhjen e Këshillit Organizativ të festivalit këto përgatitje u vlerësuan të suksesshme.
Drejtori komunal i Klturës dhe Sportit, Dritan Bardheci njoftoi se procedurat e tenderimit janë në përfundim e sipër sa i përket akomodimit, ushqimit, binës dhe të gjitha çështjeve të tjera.
Binak Syla, drejtor i Administratës të komunës, u shpreh se komuna e Klinës edhe sivjet e ka mbështetur financiarisht festivalin, në mënyrë që festivali të jet sa më mi mirë dhe cilësor.
Drejtori i festivalit, Alban Gashi, u përqëndrua tek puna e grupeve punuese të festivalit dhe sjelljen grupeve artistike, rapsodëve e valltarëve nga të gjitha trojet shqiptare si dhe për informimin me kohë për të gjitha çështjeve te festivalit.
Njëkohësisht u fol edhe për ditën e parë të nisjes së festivalit në Çabiq, vendlindjen e Mujë Krasniqit – Kapuçit.
Fatmir Berisha, nga Drejtoria artistike e Festivalit, theksoi kontaktet që po bëhen me ansamble, grupe artistike që do të pêrformojnë në festival për tri netë me radhrë. Hajdin Balaj, kryetar i OVL-së kërkoi që organizatat e luftës të kenë tretman adekuat, sepse siç tha ai festivali është festival i UÇK-së. Aktivitetet e festivalit pasqyrohen edhe në gazetën “Lyra”.
Festivali mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës, prof.dr. Zenun Elezaj./Klina info/