PËRFUNDON VOTIMI, LDK SHKARKOI OSMANIN NGA NËNKRYETARJA, VENDIN E SAJ NË PARTI E MERR HOT

 

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, ka votuar sot për të shkarkuar Vjosa Osmanin nga posti i nënkryetares së partisë, dhe në vend të saj postin e nënkryetarit e ka marrë Avdullah Hoti.

Rezulatati ende nuk është bërë i ditur, por për lajmin ka mësuar Reporteri.

Gjatë ditës, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka hedhur në votim shkarkimin e Vjosa Osmanit dhe zëvendësimit të saj me Avdullah Hotin që tani është kryeministër.

“Situata me COVID 19 nuk lejon akoma të mblidhemi në një takim të Këshillit të Përgjithshëm, prandaj kërkoj të vendosim në mënyrë elektronike”, thuhet në letrën e Isa Mustafës, ku tregon edhe opsionet që janë zgjedhja e Avdullah Hotit si nënkryetar dhe shkarkimi i Vjosa Osmanit.

Si një prej arsyetimeve për shkarkim të Osmanit, në këtë letër përmendet fakti se ajo kundërshtoi krijimin e Qeverisë nga LDK e, sipas tyre, edhe pas krijimit ajo u shpreh publikisht se “kjo nuk është Qeveri e LDK-së”.

Dokumenti thotë se votimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit u bazua në nenin 24, pika 24.1, lidhur me nenin 14, pika 14.2 dhe nenin 39 të Statutit të LDK-së.

Sidoqoftë, Musatafa e kishte paralajmëruar një hap të tillë në disa paraqitje publike, ku thuhej se Vjosa Osmani do të përballet me shkeljen e statutit dhe ndaj saj do të merren masa.

Ndryshe, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar partinë e saj edhe para disa vitesh, por nuk ishte marrë asnjë vendim nga organet e partisë